Lajme

​Thaçi lavdëron Veliajn: E ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 24 September 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, të cilin e ka lavdëruar për punën e bërë, duke thënë se është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Veliaj e ka bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ka transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Të tjera