Thaçi: Institucionet e papërgjegjshme me Kompleksin “Adem Jashari”
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 11 February 2018
Është mjerim që shumica e atyre që qeverisën në Kosovën e pasluftës edhe pse u thirrën në emër të familjes Jashari, lejuan që Kompleksi Memorial “Adem Jashari” të vijë në një gjendje që të rrezikohet tërësisht.
Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, iniciuesi i peticionit “Për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari”, Jusuf Thaçi, sipas të cilit, situata bëhet edhe më e keqe kur dihet se qysh nga shpallja e pavarësisë, kompetencat për ta ruajtur, shpëtuar dhe konservuar këtë kompleks janë në kuadër të institucioneve të Kosovës.
Thaçi foli për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kompleksi “Adem Jashari”, përderisa theksoi se duhet të merren masa emergjente për ta shpëtuar dhe konservuar atë.
Sipas tij, janë një mori hapash që mund të ndërmerren edhe pa ndryshime ligjore, porse kjo e fundit mbetet tejet e rëndësishme për konservimin afatgjatë të Kompleksit Memorial Jashari.Ai tha se fakti se një pjesë e buxhetit të ndarë për Kompleksin e Familjes Jashari është kthyer ne suficit, ndërsa një pjesë tjetër është ridestinuar, ndërkohë që gjendja e këtij kompleksi mbetet alarmante, dëshmon për paaftësinë e menaxhimit të mjeteve nga ana e institucioneve përkatëse.
Sipas Thaçit, komuna e Skenderajt ka buxhet të vogël dhe derisa Kompleksi i Familjes Jashari, është pasuri shtetërore, si i tillë, është dashtë të jetë nën mbrojtjen e institucioneve qendrore.
Ndërkaq thotë se nuk do të ndalen së aktualizuari këtë çështje derisa institucionet e Kosovës të marrin të gjitha masat e nevojshme për shpëtimin, ruajtjen dhe konservimin e këtij kompleksi.Ndryshe, Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të premten procedoi për në qeveri projekt-ligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, i cili së shpejti pritet t’i kalojë procedurat në qeveri e dhe pastaj të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.
Teksa vet iniciuesi i peticionit për shpëtimin e këtij Kompleksi, Jusuf Thaçi njoftoi përmes rrjeteve sociale se ky problem është drejt zgjidhjes.
Të tjera
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...