Lajme

​Thaçi: Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 15 October 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ritheksuar se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet vetëm për përputhshmëri me Kushtetutën e vendit dhe assesi me kompetenca ekzekutive.

Thaçi ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën edhe po që se formohet ky asociacion ashtu siç ata po kërkojnë.

“Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë i mundur vetëm sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe në asnjë mënyrë me kompetenca ekzekutive. Serbia nuk do ta njehë Kosovën edhe nëse do ta formojmë këtë asociacion siç ata po e kërkojnë”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjin.

Presidenti Thaçi ka thënë se dialogu në Bruksel duhet të ketë për temë vetëm njohjen reciproke dhe assesi të kalojë në dialog teknik.

Të tjera