Lajme

​Studentët kërkojnë nga Bajramit tërheqje ose dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 19 May 2020

Nën sloganin “Tërheqje ose Dorëheqje”, “Bizneset larg UP-së”, “Ministre ke dy zgjidhje”, “Universitetet publike, e jo private”, disa organizata të studentëve, të mbështetur nga një numër i shoqërisë civile, kanë mbajtur një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Nëpërmjet kësaj proteste, këta të fundit kërkuan anulimin e vendimit të ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, për emërimin e 3 anëtarëve të këshillit drejtues, të cilët thuhet se janë nga kolegje private.

Po ashtu studentët kërkuan edhe anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë institucion të lartë arsimor, për shkak të rrezikut nga pandemia.

Përfaqësues i kësaj proteste, Flamur Pireva, njëherësh edhe kryetar i organizatës Studim Kritik Veprim, tha seme anë të kësaj proteste, përveç që shprehën pakënaqësi, ata gjithashtu kërkojnë nga Ministrja Bajrami, të tërheq vendimet ose të jep dorëheqje.

Pireva:Ministres ja kemi ofruar dy zgjidhje ose të tërhiqet ose të dorëhiqet

Video0:52..1:50

“Universiteti i Prishtinës, është publik e jo privat, si i tillë ai nuk mund të jetë një hapësirë për të ushqyer apetitet e biznesmenëve, por duhet të jetë e të bëhet qendër e zhvillimit për Arsimim e Emancipim shoqërorë…Nuk do ta presim gjatë, thirrja jonë ka qenë sa e drejtë aq edhe e sinqertë, tërheqje nga vendimi i pa pranueshëm për emërimin e anëtarëve të rijnë të këshillit drejtues, të cilët janë shërbyes të kolegjeve private. Ministres ne ja kemi ofruar edhe dy zgjidhje ose të tërhiqet ose të dorë hiqet”, tha ai.

Nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, ata thonë se do të vazhdojnë me protesta ditëve në vazhdim.

Të tjera