Lifestyle

​Si të përmirësoni jetën seksuale kur sapo jeni bërë prindër

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 08 August 2017

Tashmë prioritet në jetën dhe mendjen tuaj duket se po merr vetëm fëmija juaj, dhe kjo është diçka e gabuar. Ju dhe bashkëshorti juaj keni nevojë të jetoni jetën tuaj jo vetëm si prindër, por edhe si çift.

Ja si të përmirësoni jetën tuaj seksuale pas ardhjes në jetë të fëmijës tuaj!

Planifikoni. Nuk tingëllon aspak romantike, por është gjëja më e mirë që mund të bëni tashmë që në jetën tuaj keni një bebe të vogël që duhet të kujdeseni. Ju mund të oganizoni një “takim” me partnerin tuaj ndërsa fëmija juaj fle. Nëse mes jush ekziston dashuria dhe pasioni, planifikimi nuk do të jetë aspak një faktor negativ në marrëdhënien tuaj.

-Advertisement-

Mos organizoni takime vetëm në dhomën e gjumit. Kjo do ta bëjë edhe më të këndshme marrëdhënien tuaj.

Mbani mend përfitimet. Në më të shumtën e ditëve ju ndiheni e lodhur dhe dëshira juaj më e madhe në momentin që fëmija fle, është të bëni edhe ju të njëjtën gjë. Por nuk duhet të ndodhë kështu. Mbani mend se marredhëniet seksuale do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe të ndieni më pak stres. Gjithashtu do t’ju bëjnë të jeni më të lidhur me partnerin tuaj.

Pranoni se jeta tashmë është ndryshe. Jeta është ndryshe, por marrëdhënia seksuale mund të jetë ende diçka e bukur. Jeni të njëjtët persona, por tashmë me një rol të ri, rol i cili nuk duhet të futet në krevatin tuaj, nuk duhet të “ndërhyjë” mes jush.

Përgatituni. Ju tashmë nuk jeni më shtatëzanë dhe duhet të mbroheni që kjo gjë të mos ndodhë më (e kundërta nëse ju e dëshironi). Zgjedhja e metodës mbrojtëse mund të jetë kontraceptivi, spiralja, prezervativi etj. Nëse gruaja për shkak të homroneve ndien bezdi të vazhdueshme gjatë marrëdhënies, duhet të flasë me mjekun gjinekolog.

Intimiteti duhet të fillojë në kohën e duhur. Duhet të prisni rikuperimin e plotë para se të kryeni sërish marrëdhënie, dhe kjo kohë duhet të jetë jo më pak se 6 javë. Nëse ju keni dëshirë të qëndroni pranë partnerit tuaj, mund të bëni. Intimiteti nuk nënkupton vetëm aktin e plotë seksual.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera