Lajme

​Shqipëria shpall emergjencën energjetike, Rama: Nesër do ta bëjmë publik planin

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 08 October 2021

Shqipëria shpall emergjencën energjetike, Rama: Nesër do ta bëjmë publik planin
Në Shqipëri është mbajtur mbledhja në të cilën është deklaruar emergjenca në furnizimin e energjisë elektrike.

Këtë gjë e bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai para medieve tha se ky vendim erdhi pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Megjithëkëtë nesër do të prezantohet plani për gjithë këtë.

Rama: Kemi deklaruar emergjencën energjetike

“Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën, furnizimin e energjisë elektrike, vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiar, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Kështu që sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër”, tha Rama.

Të tjera