Rajoni dhe Bota

​Shkencëtarët po monitorojnë 4 mijë lloje vdekjeprurëse të koronavirusit që mund të kërcënojnë vaksinat

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 22 November 2020

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po monitorojnë 4.000 lloje vdekjeprurëse të koronavirusit pasi kanë frikë se një mutacion mund të kërcënojë vendin, i cili tashmë po vuan për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Ata po gjurmojnë llojet e reja të virusit që kanë potencialin t’i rezistojnë vaksinave dhe trajtimeve të zhvilluara tashmë. Sipas natyrës së virusit, për të shmangur zhdukjen, mund të shkaktojë qarkullimin e një lloji të ri të cilin antitrupat tanë aktualë mund të mos jenë në gjendje ta mbrojnë.

Profesoresha Sharon Peacock, drejtoreshë e Genomics COVID-19 në Britaninë e Madhe, tha se monitorimi i viruseve është i rëndësishëm, pasi shumë prej kandidatëve të vaksinave synojnë të njëjtën proteinë ‘thumb’ në sipërfaqen e virusit.

“Sapo të fillojmë të përdorim vaksinat në popullatën e përgjithshme, kjo do të vendosë një drejtues evolucionar, një presion të përzgjedhjes mbi viruset. Viruset do të duan të shpëtojnë nga efekti i vaksinave pasi bëhet fjalë për evolucionin,” tha ajo.

Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë Matt Hancock zbuloi në fillim të kësaj jave se vendi është vetëm disa javë larg nga një përhapje masive e një programi vaksinimi dhe se çdo ndryshim i pavënë re në natyrën e virusit mund të rrezikojë përpjekjet për të ndaluar krizën e kujdesit shëndetësor.

Tipi i virusit i cili u shfaq në Wuhan të Kinës tani është shumë i ndryshëm nga ai në SHBA. Shkencëtarët besojnë se që nga shfaqja e SARS-CoV-2 në vitin 2019, tani ka dhjetëra-mijëra mutacione që qarkullojnë në të gjithë botën, transmeton KosovaPress.

Profesoresha Peacock shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mutacionet që përfshinin proteinat e quajtura thumb, e cila është e vetmja proteinë e membranës virale përgjegjëse për hyrjen në qeliza.

Kjo proteinë është pjesa që kandidatët premtues të vaksinave Pfizer dhe Moderna kanë përdorur për të zhvilluar vaksinat efektive mbi 90 për qind. Çdo gjë që mund të bëjë ndryshime në këtë ‘thumb’ mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinës.

Sipas Wendy Barclay, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat, shqetësimet janë rritur se mutacionet e reja të koronavirus do të thotë se vaksinat nuk do të funksiononin ashtu si njerëzit presin.

Ekziston një lloj i quajtur N439K, i cili u shfaq në Skoci dhe infektoi rreth 500 njerëz. Ndërsa lloji koronavirus u zhduk gjatë bllokimit të parë në vend, ai u gjet më pas në SHBA, Britani të Madhe dhe Evropë.

Kjo u zbulua kur eliminimi i miliona vizona (kafshë gjitarë) u urdhërua në të gjithë Evropën pas gjetjes së një lloji mutant në Danimarkë, i cili planifikon të zhdukë 17 milionë vizona në total. Në Greqi, therja filloi pasi njëra nga kafshët doli pozitive për koronavirus në një fermë afër fshatit Kaloneri.

Të tjera