Lajme

​Sejdiu: Mustafa u betua tri herë në kokë të fëmijëve se s’do të garojë për kryetar partie

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 13 October 2020

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka dhënë detaje lidhur me zgjedhjet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në Pressing të T7 ka bërë të ditur se Isa Mustafa ishte betuar në kokën e fëmijëve të vet se nuk kishte ambicie për të garuar për të parin e partisë.

E krejt kjo kishte ndodhur në kohën kur Sejdiu ishte në krye të LDK-së, parti të cilën tash e kryeson pikërisht Mustafa.

“Isa Mustafa ka ardhur në zyrën time dhe është betuar tri herë në kokën e fëmijëve të vet se nuk ka ambicie të bëhet kryetar i LDK-së. Kam dashur ta besoj pasi jam marrë me punët e shtetit, jo me partinë”, ka thënë Sejdiu.

Të tjera