Sport

​Ronaldo falënderon Cavanin për numrin 7 në fanellë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 03 September 2021

Tanimë është konfirmuar që këtë sezon Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin 7 tek gjigandi anglez Manchester United.

Ylli portugez këtë verë kërkoi largim të menjëhershëm nga Juventusi, vetëm për t’u rikthyer në Premier Ligën angleze te ish-klubi i tij, Manchester United, përcjell KosovaPress.

Pas transferimit, dilema e vetme ishte se cilin numër do ta bartë në fanellë Ronaldo, pasi që tek “Djajtë e Kuq”, numri 7 ishte i uzurpuar nga sulmuesi, Edinson Cavani.

Por, ishte vetë ky i fundit ai i cili me kënaqësi kishte pranuar që numrin e tij nga ky sezon do ta bartë transferimi më i ri i United, Cristiano Ronaldo.

Pas këtij gjesti të mirë nga ana e yllit uruguaian, ku edhe u konfirmua se Ronaldo do ta bartë numrin 7 në fanellë, portugezi shfrytëzoi rastin që ta falënderonte Cavanin.

“Të jem i sinqertë nuk isha i sigurt që përsëri do të ishte e mundur që ta mbaja numrin shtatë në fanellë. Kështu që i jam tejet falënderues Cavanit për këtë gjest të mrekullueshëm”, tha Ronaldo.

Në anën tjetër, Cavani do ta bartë numrin 21 në fanellë këtë sezon 2021/22 në Premier Ligën angleze për skuadrën e Manchester United.

Të tjera