Lajme

​Rama premton rritje të pagave dhe pensioneve

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 11 June 2017

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sot në Roskovec gjatë një takimi që zhvilloi me qytetarët e kësaj zone, premtoi rritje të pagave, pensioneve dhe subvencione për bujqësinë.

“Ne jemi të bindur se mund të çojmë ekonominë tonë mbi 5 % nëse na jepni timonin. Në katër vitet e ardhshme do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lek, rrogat do t’i rrisim 40 % dhe do të rrisim çdo vit pensionet. Fondi për pensionistët do të rritet në rreth 240 milionë dollarë”, premtoi Kryeministri.Ai shprehu bindjen se duke hequr taksën mbi vlerën e shtuar dhe duke kthyer subvencionet për fermerët në një sistem të drejtë do t’i japim çdo fermeri bashkë me ujin edhe mundësinë që të ngrihet ekonomikisht si asnjë herë më parë në 4 vitet e ardhshme.  Rama premtoi se rilindjen urbane do ta shtrijmë në njësitë administrative dhe do ta çojmë deri në fshatin më të largët.

“Ne jemi të bindur se ripërtëritja e sistemit arsimor do të vazhdojë vetëm nëse ju nuk i lejoni partitë e pushtetin të fusin duart për të përcaktuar kush janë mësuesit e fëmijëve tuaj”, tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera