Lajme

​Qeveria Kurti anulon vendimin e Hotit dhe emëron bordin e ri të ARKEP-it

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 26 April 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet ta miratojnë planin qeverisës, të cilën më pastaj planifikojnë ta dërgojnë në Kuvend për diskutim. Prandaj, shefi i ekzekutivit deri në mesditës të së mërkurës i dha afat kabinetit qeverisës q t’i dorëzojnë versionet e tyre finale të punës.

“Iu lutem që deri këtë të mërkurë në mesditë i bie pasnesër në orën 12:00 t’i dërgoni tek zyra për planifikim strategjik në ZKM dhe tek shefi i stafit tim Luani, versionet tuaja finale të planeve tuaja përkatëse sepse synimi ynë është që në javën e ardhshme ta sjellim në mbledhje të qeverisë e pas miratimit ta dërgojmë në Kuvend për diskutim programin tonë qeverisës si dhe planin tonë të punës”, theksoi ai.

Infermierët pajtohen me vendimin e Kurtit për shtesat: Qeveria Hoti na diskriminoi

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin e qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare, me arsyetimin vendim nuk është respektuar kuota gjinore, prej 50% për secilën gjini.

“I ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe anëtar të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimet Elektronike. Tek përbërja kryetarit dhe anëtarëve të propozuar sipas pikës 1, të vendimit të lartë përmendur vërehet se nuk është respektuar kuota e nevojshme gjinore bazuar në Ligjin për Barazi Gjinore, lidhur me këtë neni 6 i ligjit të lartë përmendur thuhet se përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative dhe ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal i 50 % për secilin gjini përfshinë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse. në rrjedh të kësaj përbërja e kryetarit dhe anëtarit të propozuar nuk janë në harmoni me dispozitën ligjore të lartë përmendur dhe rrjedhimisht është obligim i çdo institucioni kompetent që ta ketë përfaqësimin e barabartë gjinor përkatësisht ta plotësoj kuotën e nevojshme gjinore për përfaqësim minimal prej 50 %”, theksoi ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar listën e re të bordit të ARKEP-së me këtë përbërje: kryetar, Nazim Rahimi, dhe anëtar: Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku – Riza dhe Arian Qorolli.

Sipas saj, emrat e propozuar vijnë nga fusha e komunikimit elektronik dhe postar të cilët do punojnë në dobi të këtij sektori në Kosovë.

“Bordi aktual i Autoritetit Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare (ARKEP), është emëruar më datë 14 dhjetor 2015 nga Kuvendi I Kosovës dhe ka mandate 5 vjeccar. Mandati i Bordit aktual ka skaduar në dhjetor të vitit 2020…Bazuar në kompetenca e mija si ministre në bazë të ligjit për Komunikime Postare dhe Elektronike paraqes për aprovim në këtë mbledhje të qeverisë aprovimin e listës së Bordit të ri të ARKEP-it të cilët janë profesionistë të fushë së komunikimeve elektronike dhe postare dhe jemi të bindur që do punojnë në dobi të sektorit që ka rëndësi të madhe për ekonominë e Kosovës. Janë propozuar Nazim Rahimi kryetar, Lule Ahmeti anëtare, Shkumbin Hamiti anëtar, Rrezarta Duraku – Riza anëtare dhe Arian Qorolli anëtar”, tha ajo.

Gjatë mbledhje së sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimit për themelimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Përbërja e këtij komitetit ndërministror është Albin Kurti kryeministër i Kosovës, Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Rozeta Hajdari, ministria e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Hekuran Murati, ministër i Financave, anëtar i komitetit përfaqësues nga familja Jashari, Bekim Jashari, nga Agjencia e Menaxhimit të Memorialeve, përfaqësues nga Muzeu i Kosovës, drejtori i Institutit Albanologjik, përfaqësueses nga shoqata e arkitektëve dhe nga Emin Lati përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme u miratuar nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për lidhjen e një marrëveshje ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Arabisë Saudite për bashkëpunim policor.

Shqyrtimi i propozim vendimit për Organizimin dhe Funksionalizimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe Strukturave Përgjegjëse për të Koordinuar Monitoruar dhe Zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike./B.Ibishi/

Të tjera