PZAP hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes për verifikimin e votuesve jashtë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 14 January 2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës Germin lidhur me verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
Në një postim në Facebook nga ana e PZAP-it bëhet e ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur më 13 janar 2021.
“Hedhen të palejuara apelet Anr.1/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe Anr.2/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga Organizata joqeveritare “Germin”, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me nr. 42-2021 i datës 11.01.2021. që ka të bëjë me Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosove”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Vendimi i KQZ-së thotë se pas regjistrimit të votuesve nga diaspora, ata do të thirren në telefon, por nëse nuk lajmërohet nuk do të lejohen të votojnë.
Ndryshe, aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë vendit ka filluar më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00.
Të tjera
-
Turqia dhe Greqia rinisin sot bisedimet në Stamboll
Pas një ndërprerjeje pesë-vjeçare, të shoqëruar me pretendime për ujërat mesd...
-
60 vjet nga transmetimi i parë drejtpërdrejtë televiziv në Amerikë
60 vjet më parë ishte bërë transmetimi i parë drejtpërdrejtë televiziv në Ame...
-
A mund të përzihen dozat e vaksinave për COVID-19?
Zyrtarët shëndetësorë, thonë se të dyja dozat duhet të jenë të një vaksine. ...
-
Kush është gruaja e parë që drejton shërbimet e Inteligjencës Amerikane
Senati Amerikan ka miratuar emërimin e Avril Haines, duke e bërë atë gruan e ...
-
Për herë të parë në histori qeveria estoneze do të drejtohet nga një grua
Pas rënies së qeverisë estoneze për shkak të një skandali të korrupsionit, dy...
-
5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19
58 mijë e 88 qytetarë janë infektuar me COVID-19 prej marsit të 2020-tës kur ...
-
A e shtyjnë datën e zgjedhjeve ankesat e partive politike?
Deri të martën do të duhet të marrin epilog ankesat e subjekteve politike d...
-
Mot me shi dhe borë gjatë kësaj jave
Gjatë javës së fundit të janarit në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë me reshje...
-
Pacolli tregon se si e kalon Thaçi një ditë në Hagë
Kreu i ARK-së, Behgjet Pacolli ka treguar se si e kalon ish-presidenti Hashim...
-
Këto janë simptomat e llojit të ri të koronavirusit
Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se është thelbësore të njohim simptomat ...
-
Borë në Kroaci, ndërpriten disa linja të trageteve
Bora që ka nisur të bie sonte në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, Gorsk...
-
Baton Haxhiu: Për t’i fituar VV 51%, duhet të zhduken partitë tjera
Baton Haxhiu ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit në Pressing. Thotë se nëse ...