Sport

​Prezantohet Logo zyrtare e Qendrës Nacionale të Basketbollit

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 18 November 2021

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar Logon e Qendrës Nacionale të Basketbollit.

Qendra Nacionale e Basketbollit është projekt i ri në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që për qëllim ka zhvillimin e gjeneratave të reja në basketboll për të kontribuar në shoqëri dhe për të krijuar kuadro të reja, si dhe për të forcuar edhe më tepër ekipin nacional të Kosovës në të ardhmen.

Logo e prezantuar ka për bazë disa elemente kryesore:

– Ikonën, e cila përdoret në eventet rinore apo e përshkruan rininë dhe zhvillimin;

– Topin e basketbollit për të treguar fushën në të cilën zhvillohet ky projekt;

– Kërcimin basketbollistik nga një djalë dhe një vajzë; dhe

– Natyrisht një element nga logo e federatës dhe flamurit, 6 yjet që tregojnë më së miri qëllimin e këtij projekti, barazinë dhe gjithëpërfshirjen.

Në përgjithësi logo është shumë inovative dhe e mundësuar në 4 versione me ngjyra të ndryshme për përdorim më të lehtë. Logo është e punuar në forma më të lakuara dhe rrethore për të shpjeguar eventin që në këtë rast është Qendra.

Sa i përket ngjyrave, aty i është kushtuar kujdes i veçantë, diferencimi është bërë në ngjyrat e kaltër dhe vjollce të cilat paraqesin të dy gjinitë dhe kuptohet ngjyra portokalli, e cila simbolizon ngjyrën e topit të basketbollit.

Të tjera