Lajme

​Policia përleshet me protestuesit anti-vaksinë në të gjithë Evropën

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 08 January 2022

Policia është përleshur sot me protestuesit që kërkojnë liri dhe kundërshtojnë vaksinimet e detyruara në Gjermani, Austri, Francë e Itali teksa autoritetet forcojnë masat e vaksinimit megjithse varianti aktual Omicron i koronavirusit është shumë më i butë se pararendësit.

Demonstruesit dolën në rrugët e Parisit në kundërpërgjigje të komenteve provokuese të presidentit francez Emmanuel Macron i cili tha më herët se “do t’i tërboj” të pavaksinuarit.

Në kryeqytetin francez protestuesit i përgjigjeshin atij me të njëjtën gjuhë duke shkruar në pankarta “Do të të tërbojmë ne ty”.

Në të tjera parulla shkruhej “Jo vaksinë-pass”, duke iu referuar nxitjes legjislative të Macron për të kërkuar vetëm provë vaksinimi për të përdorur shërbimet publike si kafe, bare, muzeume, palestra etj.

Në imazhet televizive shiheshin përleshje me protestuesve franceze dhe policisë në disa vendndodhje.

Protestuesit marshuan në rrugët Marseille, Nantes e Le Mans e të qyteteve të tjera.

Në Itali kishe protesta kundër vaksinimeve të detyruara që qeveria e kryeminsitrit financier Marto Draghi ka vendosur arbitrarisht për të gjithë njerëzit nga 50 vjeç e lart si dhe shtëngime të ashpra shoqërore për të pavaksinuarit.

Sipas rregullave të reja në Itali, të quajtura diktatoriale nga kritikët, të pavaksinuarit nuk mund të përdorin transportin publik, bare restorante apo dhe zyrat e postës.

Njerëzit në Francë tashmë duhet të tregojnë provë vaksinimi ose test negativ për të përdorur trenat nder-qytetarë.

Gripi sezonal dhe varianti Omicron i koronavirusit kanë shkaktuar infektime në Evropë por kritikët thonë se nuk kanë besim te qeveria dhe masat e tyre.

Të tjera