Lajme

​Policia del me detaje shtesë rreth arrestimit të dy personave në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 26 December 2021

Stacioni Policor në Pejë, ka ofruar detaje shtesë rreth arrestimit të dy personave në Pejë..

Sipas njoftimit, dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48-orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendet në arrati.

Njoftimi i plotë:

Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës, sipas dëshmitarëve fillimisht tre persona të dyshuar kishin rrahur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.

Të dyshuarit e këtij rasti kanë ikur nga vendi i ngjarjes, pas shikimit të kamerave të lokalit nga policia, njëri nga të dyshuarit vërehej se ka poseduar armë të zjarrit.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy nga të dyshuarit, dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur banesat e personave tё dyshuar.

Te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armё pistoletë e tipit Stoeger kalibrit 9×19 mm, dy karikatorë të njëjtës armë, 18 fishekё të kalibrit 9×19 mm, një armё pistoletë (shkrepës).

Dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48-orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendet në arrati.

Të tjera