Lajme

​Pezullohen fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 10 January 2020

Autoritetet suedeze ndërprenë sot fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit, duke përmendur mungesën e qartësisë pas rrëzimit në Iran të një avioni ukrainas që shkaktoi 176 të vdekur.

Agjencia publike e transporteve të Suedisë deklaroi në një komunikatë se kishte marrë vendim të tërhiqte licencën kompanisë ajrore iraniane “Iran Air”, i vetmi transportues që siguron fluturimet direkte mes Suedisë dhe Iranit duke përmendur mungesën e qartësisë rreth aksidentit dhe sigurisë së trafikut ajror civil.

“Ne e kuptojmë që kjo mund të shkaktojë probleme për udhëtarët. Por, siguria e pasagjerëve është parësore dhe për këtë arsye ne kemi vendosur të ndërpresim përkohësisht fluturimet”, deklaroi Gunnar Ljungberg, zyrtar i trafikut detar dhe ajror i Agjencisë publike të Transporteve, në një komunikatë.

Të tjera