Lajme

​Pesë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur pas ngjarjes në Wisconsin

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 22 November 2021

Pesë persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë plagosur pasi një automjet me shpejtësi të madhe që goditi paradën tradicionale, që hap festat e Krishtlindjeve në Waukesha, një qytet me mbi 60,000 banorë rreth 30 km në perëndim të Milwaukee, Wisconsin në SHBA.

Pamjet tragjike të aksidentit janë shpërndarë në rrjetet sociale. Shumë njerëz janë parë në skena paniku, përfshirë britma, të qara dhe duke ikur në shtëpi dhe dyqane për t’u siguruar. Familje të shumta me fëmijë. Zona u evakuua dhe u izolua për pak kohë dhe më pas alarmi u pezullua.

Aksidenti ndodhi në mes të pasdites kur një mjet tip SUV i kuq u fut në paradë me shpejtësi të madhe.

Shefi i policisë lokale, Dan Thompson, konfirmoi se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë, ndërsa autoritetet nuk mendojnë se ngjarja ka lidhje me ndonjë akt terrorizmi, por thuhet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke u larguar nga një tjetër skenë krimi në një zonë tjetër.

Në lidhej me rastin është arrestuar një person i cili ndodhet në paraburgim.

Kryebashkiaku Shaën Reilly shprehu solidaritetin e tij me të plagosurit dhe familjet e tyre ndërsa konfirmoi se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot.

Shtëpia e Bardhë “po monitoron nga afër situatën në Waukesha” dhe shprehu solidaritetin “për të gjithë ata që janë prekur nga ky aksident i tmerrshëm”, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë.

Etiketa:

Të tjera