Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të pestë në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 03 November 2021
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS)në gjykimin ndaj Salih Mustafës.
Trupi gjykues i ka treguar dëshmitarit disa fotografi në të cilët ai ka thënë se “Cali” është i vetmi person që njeh. Seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka vijuar e mbyllur në pjesën më të madhe të kohës derisa dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia.
Dëshmitari i pestë i mbrojtur i ZPS-së ka thënë se gjatë luftës nuk e ka ditur që “Skifterët” ndryshe janë quajtur edhe BIA, por sipas tij, këtë e ka mësuar pas luftës.
Gjyqtarja Foglia: A e dini ju nëse kanë pasur ndonjë emër tjetër Skifterët?
Dëshmitari: Jo nuk e di.
Gjyqtarja Foglia: Ajo që po thua ti është se gjatë luftës ti nuk e dije që Skifterët quheshin ndryshe edhe BIA.
Dëshmitari ka thënë se në bazën e “Skifterëve” ka shkuar vetëm njëherë dhe nuk ka hyrë brenda në objekt.
Dëshmitari: Nuk kemi hy në objekt, vetëm e kemi lënë ushqimin aty e ka marrë një ushtar dhe kemi vazhduar rrugën.
Gjyqtarja Foglia: A e di ti nëse forcat serbe kanë arritur në bazën e Skifterëve gjatë ofensivës serbe?
Dëshmitari: Po, mendoj që në gjithë pjesën e Zllashës kanë hyrë forcat serbe.
Ndërsa për dy fotografi që gjyqtarja i ka treguar dëshmitarit, të cilat nuk ishin publike, ai ka thënë se aty e identifikon “Calin” me kapelë të kuqe.
Në pjesë të tjera, seanca ka vijuar e mbyllur për publikun.
Me pyetjet e trupit gjykues për dëshmitarin e pestë të mbrojtur ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si komandant Cali.
Dëshmitari i gjashtë do të dëgjohet të mërkurën më 10 nëntor.
Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar pesë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. /kp/
Të tjera
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...