Pas vërshimeve, Kastrati viziton fshatin Koretin
Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 14 January 2021
Pas vërshimeve të shkaktuara ditë më parë si pasojë e reshjeve atmosferike, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati të shoqëruar nga zyrtarët komunal, Hysen Jerliu, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë vizituar fshatin Koretin.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, gjatë vizitës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucione.
“Me Hysenin, Shabanin dhe Skenderin, vizitat në terren i vazhduam në fshatin Koretin, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë. Ekipet komunale dhe gjithë akterët e tjerë, janë mobilizuar dhe shpërndarë aty ku ka nevojë. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin me institucionet, dhe Blerimin që po na sjell pamje rreth gjendjes në Kamenicë! ”, ka thënë Kastrati.
Gjithashtu edhe zyrtarët komunal nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë shprehur falënderim të madh ndaj qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.
Ekipet komunale janë të mobilizuara gjatë gjithë kohës për të intervenuar aty ku ka nevojë.
Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional dhe veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar kryetari Kastrati ka ngritur edhe Shtabin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ka shpallur edhe Gjendje Emergjente në Komunën e Kamenicës.
Ndërsa kujtojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët kanë problem me vërshime të kontakojnë në këta numra: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa edhe pas orës 16:00 të kontaktojnë në numrin 045549182, në çdo kohë që ata kanë nevojë.
Të tjera
-
Mobilizohet Ferizaj për ta përkrahur Gazmend Bytyqin
Duket se i tërë qyteti i Ferizajt është mobilizuar për të përkrahur Gazmend B...
-
Kalon 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në k...
-
Çështja e të dhunuarve të luftës të jetë prioritet në dialogun Kosovë-Serbi
Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të pe...
-
67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë
67 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 47 ...
-
Zhduket një 15 vjeçare në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Familja Mustafa nga Prizreni po kërkon ndihmë për ta gjetur vajzën e tyre 15 ...
-
Në këto vende sot nuk do të ketë rrymë
KEDS ka njoftuar se sot do të kryejë punime në rrjet dhe si rezultat në disa ...
-
Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i koronavirusit, nuk i dihet origjina
Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh në Eur...
-
Frashër Krasniqi i PSD-së: Asnjë pikë nuk na bashkon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, duke e komentuar vendimin e PZAP-it që ...
-
Vërshohen shtëpi banimi në Fushë Kosovë dhe disa në rajonin e Pejës
Reshjet e shiut dhe borës që po bien gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar vërsh...
-
Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?
Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të ci...
-
Moscertifikimi i disa deputetëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatë
Gjatë së mërkurës Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (...
-
5 mijë e 879 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
58.687 është numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Numri i raste...