Lajme

​Pas shumë muajsh asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 24 September 2020

Sot nuk ka pasur asnjë humbje jete në Shqipëri nga pandemia COVID-19, pas shumë muajsh, ndërsa janë prekur 134 persona.

Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7.239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me koronavirus janë prekur 12.921 persona, prej tyre 7.239 janë të shëruar, 5.312 janë raste ende aktive dhe betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 370 persona./tch

Të tjera