Lajme

​Oda e Infermierëve kërkon shtimin e infermierëve

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 16 November 2020

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, pas analizimit të situatës me COVID-19, i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj që të shtojë urgjentisht numrin e infermierëve në institucionet shëndetësore.

Në një postim në Facebook thuhet se një gjë e tillë duhet të ndodhë pasi që numri i stafit infermieror të punësuar në institucione është shumë më i vogël se kërkesat, për çka po rrezikohen edhe shërbimet shëndetësore, në kohën kur vendi po ballafaqohet me COVID-19.

Oda e Infermierëve thotë se shtimi i numrit të infermierëve duhet të bëhet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor në vend, përfshirë nivelin primar, sekondar dhe terciar mjekësor.

Të tjera