Lajme

​Nga e hëna nis mësimi online edhe në gjuhën turke dhe boshnjake

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 25 March 2020

Në vazhdën e procesit të organizimit të mësimit në distancë për nxënësit kosovarë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ju njofton se nga e hëna, më datë 30 mars 2020, do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake. Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1 deri në 5, ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore.

Mësimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës – në kanalin RTK1, me fillim në ora 15:30.

MAShTI iu uron të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca!

Të tjera