Nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e Abetares së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 21 December 2021
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, kanë nënshkruar sot marrëveshje për zbatimin e Abetares së përbashkët.
Iniciativa për një Abetare të përbashkët nisi në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive që u mbajt në Elbasan, e që tashmë po synohet që në vitin shkollor 2022/2023 të hyjë në përdorim Abetarja e përbashkët.
Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se presin që Abetarja e re e përbashkët të hyjë në përdorim me fillimin e vitit të ri shkollor.
Nagavci tha se bashkëpunimi në mes dy shteteve në fushën e arsimit është tejet i rëndësishëm, për çka tha se janë të përkushtuar që të kenë edhe bashkëpunime të tjera.
“Të vetëdijshëm se bashkëpunimi në fushën e arsimit, të sportit, të kulturës, që janë në menaxhimin dhe kompetencat e ministrive që ne drejtojmë janë më shumë sesa domosdoshmëri. Jemi të përkushtuara dhe plotësisht të angazhuara që të kemi aktivitete konkrete të përbashkëta të cilat përfshijnë edhe në rastin konkret dhe më të afërt Abetaren tonë të përbashkët. Por, edhe aktivitete të shumta të edukimit, përfshirë garat e ndryshme të përbashkëta të nxënësve tanë, aktivitete të përbashkëta për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë, të kulturës e kështu me radhë. Ishte kënaqësi për ne të shohim që në Republikën e Shqipërisë u mor vendimi për përdorimin e një Abetare unike dhe jemi të lumtur që kjo Abetare do të përdoret e njëjta nga të gjithë fëmijët në të dy vendet, nga të gjithë vogëlushët shqiptarët pa marrë parasysh ku ata jetojnë”, tha ajo.
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi, u shpreh e lumtur që në vizitën e saj zyrtare në Kosovë në këtë pozicion po e nënshkruan këtë marrëveshje për Abetaren e përbashkët.
Kushi tha se në kushtet në të cilat janë të dyja vendet një Abetare e përbashkët është shumë e nevojshme.
“I vlerësoj të gjitha eksperienca e mëparshme edhe për Abetaret ekzistuese, por në kushtet e reja në të cilat ndodhemi jemi të bindur që një Abetare e re e përbashkët unike është mese e nevojshme. Jemi në një kontekst të ri social, kulturor, kemi një kurrikulë të re të bazuar në kompetenca, kemi gjithashtu zhvillime të metodave të mësimdhënies, kemi zhvillime të teknologjisë dhe të revolucionit digjital. Që të gjitha janë argumente, janë arsye që na qojnë drejtë hartimit të një Abetare të re të përbashkët unike shumë herë më të mirë se të gjitha Abetaret ekzistuese të deritanishme…Është përgjegjësi e jona e përbashkët që të garantojmë një konkurs të hapur, transparent, të barabartë që vogëlushët shqiptarë vitin e ardhshëm, në vitin shkollor 2022/2023 si dhuratë edhe për 110 vjetorin e pavarësisë të kenë Abetaren e re unike të përbashkët. Nuk ka më mirë sesa një komb, një gjuhë, një Abetare”, tha ajo.
E para e Arsimit të Shqipërisë, tha se të dyja vendet kanë një bashkëpunim shumë të mirë, ku përmendi marrëveshjen që kanë nënshkruar në Elbasan për lehtësimin e procedurave për njohjen e diplomave dhe bashkëpunimin për librin e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare për diasporën.
Ministret Nagavci dhe Kushi do të marrin pjesë në koncertin e shkollave të muzikës nga të dyja vendet, që do të mbahet në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.
Të tjera
-
Admirali i NATO-s Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcav...
-
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor, kaq milionë euro pritet t’i përfitojë Kosova
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të ag...
-
Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, çka dihet deri tani
Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Sot në Kosovë presim stabilizim të plotë të motit. Mëngjesi do të jetë mjaft ...
-
Raportohet për një rast dhụnịmị në Pejë, arrestohet i dyshuari
Policia ka raportuar se një grua në Pejë është dhunuar nga një i dyshuar. ...
-
7 persona rrịhen mes vete në Pejë, lëndohet edhe polici që intervenoi jashtë detyrës zyrtare
Policia ka raportuar se në Pejë 7 persona janë përfshirë në një rrahje, k...
-
Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se të premten gjatë mbl...
-
Rrạhụ familjarët dhe sụlmoi policët, arrestohet burri në Ferizaj
Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizi...
-
Dy punëtore të një marketi në Prishtinë, u ngacmuan vazhdimisht nga tre meshkuj – njëri arrestohet
Dy gra, punëtore të një marketi në Prishtinë, kanë raportuar në polici se vaz...
-
Moti nesër në Kosovë: Kryesisht me diell dhe temperatura deri në 20 gradë
Nga e diela nën ndikimin e një anticikloni stabil na pret mot kryesisht me di...
-
Niveli i pagave, ekspertët: Me pagën mesatare nuk mbulohen shpenzimet në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” ...
-
MPJD kërkon konfirmimin e Serbisë për arrestimin e kosovarit- njoftuan misionet diplomatike
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pas deklarimit të ministrit të Bren...