Lajme

​Moti për sot

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 17 November 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka parashikuar se se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Derisa e hëna filloi me diell, sot pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Ndërsa në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. E reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

“Nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK.

Të tjera