Lajme

​Moskrijimi i institucioneve të reja të Kosovës po ndikon negativisht në integrimet evropiane

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 30 November 2019

Gjatë kësaj jave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, por Lëvizja Vetëvendosje si partia më e votuar në vend dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur koalicioni të përbashkët që do qonte në formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër shoqëria civile po kërkon krijimi sa më shpejt të institucioneve të reja të Kosovës dhe konsolidim të Kuvendit, pasi sipas tyre, moskrijimi i institucioneve po ndikon negativisht në aspektin e integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Jeta Krasniqi nga KDI thotë për KosovaPress se çfarëdo lloj vonese në ndërtimin e institucioneve të Kosovës ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve.

Ajo e sheh si të nevojshëm që sa më parë konsolidimin qeverisë së re, e cila sipas Krasniqit, e rrugës do të ishte të përkushtohej në zbatimin e agjendës evropiane, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Edhe drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha ka kërkuar që sa më parë të kemi krijim të qeverisë së re.

Loxha tha për KosovaPress, se mos krijimi i institucioneve të reja të Kosovës po afekton të gjitha proceset reformuese dhe integruese të Kosovës.

Drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha tha se mungesa e progresit në integrimin evropian po e dëmton edhe imazhin e Kosovës.

E sipas analistit politik, Ramush Tahiri rrugëtimi i Kosovës drejtë Bashkimit Evropian është i ndërlikuar.

Ai i tha KosovaPress-it se deri në këtë kohë është dashur që të kemi qeveri të formuar.

Qytetarët e Kosovës më 6 tetorit iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Ky proces u vlerësuar se shkoi mjaftë mirë, por që më pastaj pas shumë ankesave në rinumërim shkuan rreth 90 për qind e vendvotimeve.

Të tjera