Lajme

​MINT vendos për masa mbrojtëse antidampning për produkte të caktuara nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 08 October 2021

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kjo ministri ka marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidampning për produktet të caktuara nga Serbia.

Vendimi i parë ka të bëjë për ri-kthimin e masave mbrojtëse antidamping për bllokat e argjilës nga Serbia, si dhe masat për koncentaratin e kafshëve që importohet po ashtu nga Serbia.

“Vendimet i kanë paraprirë hetimeve dhe janë konfirmuar se produktet në fjalë shiten më lirë në Kosovë se në Serbi. Kjo situatë i dëmton drejtpërdrejt prodhuesit vendor”, tha ajo.

Ministrja Hajdari nuk përjashtoi mundësinë që qeveria do të vendos për reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ani se tha se janë duke punuar në këtë drejtim.

Sa i përket rritjes së çmimeve, tha se nuk është e gjitha në kompetencën e MINT, por dhe në Autoritetin e Konkurrencës.

“Ministria po mbledhë të gjitha ankesat e konsumatorëve për trajtimin e tyre së bashku me Autoritetin e Konkurrencës”, tha ajo.

Të tjera