Lajme

​Ministri Abdixhku takohet me ambasadorin e Hungarisë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 14 February 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë László Márkusz, të cilin e ka informuar në lidhje me projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin qeverisës.

Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri falënderoi diplomatin hungarez për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.

Të tjera