Lajme

​Mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 21 May 2020

Për shkak të zhvillimit të punimeve, nesër prej orës 8:00 deri 13:00, përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”, ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor

Të tjera