Lajme

​Mbi 742 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 10 November 2021

Për mbrojtje nga koronavirus qytetarëve iu është bërë thirrje që marrinë vaksinat antiCOVID-19. Veç dozës së parë qytetarët do të duhet të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 742.830 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të kësaj vaksine. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Aktualisht në Kosovë janë 447 raste aktive me koronavirus.

IKShPK njoftoi të martën për 11 raste të reja me COVID-19. Në këtë raport u bë e ditur edhe se asnjë qytetarë nuk ndërroi jetë si pasojë e infektimit me këtë virus.

Të tjera