Lajme

​Mbi 70 % e grekëve kundër përdorimit të termit “Maqedoni”

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 25 March 2018

Rezultatet e dy anketave të ndryshme të mendimit publik në Greqi, të publikuara në gazetat “Kathimerini” dhe “Protothema” tregojnë se 71,7 për qind dhe 74,5 për qind e grekëve nuk pajtohen me një emër ku do të përfshihej termi Maqedoni.

Instituti grek për hulumtim dhe analizë “Dianeosis”, kreu hulumtim nën titullin “Çka mendojnë grekët” gjatë periudhës nga 16 janari deri më 5 shkurt, ndërsa njëra nga temat ishte çështja e emrit.Në anketën e publikuar nga gazeta “Kathimerini”, në pyetjen “A duhet Greqia të pranojë emër të përbërë që përmban termin ‘Maqedoni’?”, ‘jo’ kanë thënë 71,7 për qind e të anketuarve.

Në hulumtimin e kryer nga agjencia “Marc”, të publikuar në gazetën “Protothema”, në pyetjen “Qeveria duhet të pranojë përfshirjen e termit ‘Maqedonia’ në emrin e ri të Shkupit ose jo?”, përgjigje negative kanë dhënë 74,5 për qind.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera