Sport

​Mbappe iu jep fund spekulimeve, tregon se çfarë ndodhi në afatin kalimtar veror

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 04 October 2021

Mbappe iu jep fund spekulimeve, tregon se çfarë ndodhi në afatin kalimtar veror
Kylian Mbappe ka pranuar se i ka thënë Paris Saint-Germainit se donte të largohej në korrik pas interesimit të raportuar nga Real Madridi.

E ardhmja e Mbappes ishte subjekt i shumë spekulimeve gjatë verës pasi ai u shfaq si një objektiv kryesor për Realin, i cili paraqiti oferta të shumta për shërbimet e tij por që asnjëra prej tyre nuk u pranua nga klubi francez.

Oferta përfundimtare e gjigantëve spanjoll thuhej se arriti në mbi 220 milionë euro, por PSG refuzoi të lejoi largimin e sulmuesit, pavarësisht faktit se ai vazhdoi të refuzojë nënshkrimin e një kontrate të re në “Parkun e Princave”.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo pranoi se Mbappe kishte kërkuar një transferim pasi afati kalimtar i verës u mbyll, ndërsa akuzoi gjithashtu Realin për përdorimin e taktikave të fshehta në interesimin e tyre për yllin francez.

Mbappe tani ka konfirmuar se ai shprehu dëshirën e tij për t’u larguar, por ka hedhur poshtë çdo sugjerim që ai gjithashtu refuzoi disa oferta për të nënshkruar kontratë të re me klubin e Ligue 1.

“Njerëzit thanë se refuzova gjashtë ose shtatë oferta të zgjatjes së kontratës, se nuk dua të flas më me Leonardon, kjo nuk është absolutisht e vërtetë.”, tha fillimisht Mbappe për “RMC Sport”.

“Unë kërkova të largohesha, sepse që nga momenti kur nuk doja ta vazhdoja kontratën mendova që klubi të përfitojë nga largimi imë për të gjetur një zëvendësues cilësor.”

“Është një klub që më solli shumë, unë kam qenë gjithmonë i lumtur në katër vitet që kam kaluar këtu, dhe jam akoma. Doja që të gjithë të dilnin të kënaqur, të bënin një marrëveshje të mirë, dhe e respektova atë. Unë thashë, nëse nuk doni që unë të largohem, unë do të qëndroj.”, tha në fund Mbappe.

Etiketa:

Të tjera