Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e 11-vjeçarit Kujtim Veseli, avokatja jep detajet
Autori: Gazeta inFokus
12:38 | 17 Shtator 2020
Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten është mbajtur seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.
Avokatja e familjes së Kujtimit, Rina Kika pas seancës gjyqësore, e cila është mbajtur me dyer të mbyllura, tha se seanca e radhës është caktuar më datën 5 tetor në orën 10:30.
Kjo seancë është e shqyrtimit kryesor në lidhje me vrasje të rëndë të Kujtim Veselit nga personi me inicialet S.O.
“Ky proces gjyqësor është vetëm një nga segmentet e rastit të Kujtim Veselit. Ne e kemi lansuar një peticion me tri kërkesa. Kërkesa e parë është që Policia dhe Prokuroria e Kosovës të kërkojnë falje për neglizhimin e rastit. Pasi që vrasja e tij dhe dhunimi i tij kanë qenë të parandalueshme sikur të ishin marrë veprimet adekuate për mbrojtjen e këtij fëmije, i cili është lënë pas dore dhe nuk është trajtuar rasti sipas ligjit dhe dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe standardeve të mbrojtjes së drejtave të njeriut. Kërkesa jonë e dytë është që ndaj prokurorëve dhe zyrtarëve policorë, të cilët kanë qenë përgjegjës për rastin të zhvillohet një procedure penale ku hetohet përgjegjësia e tyre penale për neglizhimin e rastit. Ndërkaq kërkesa jonë e tretë është që të ketë një kompensim për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Qeveria e Kosovës. Qeveria tashmë ka nxjerrë disa vendime ku e ka vendosur që të kompensojë viktimat e dhunës dhe viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ajo.
Avokatja e familjes së Kujtim Veselit theksoi se ende nuk kanë marrë përgjigje nga këto tri institucione në lidhje me këto kërkesa, për çka shtoi se procesi gjyqësor i cili është zhvilluar sot është vetëm një segment i rëndësishëm i asaj çfarë ka ndodhur e që sipas saj, ka pasur mundësi të parandalohej kjo vrasje.
“Ne kemi kërkuar që dënimi të shqiptohet ndaj personit me inicialet S.O. dhe të jetë maksimal. Pasi që konsiderojmë se vepra penale e kryer është kryer me dashje. Vrasje dhe dënimi janë kryer në me dashje në rastin e Kujtimit. Dhe ne kemi kërkuar që gjykata të veprojë sipas ligjit ta shpallë fajtor personin me inicialet S.O., dhe ta dënojë sipas ligjit. Ne, po ashtu, kemi kërkuar nga gjykata që të mos na udhëzojë në proces civil në lidhje me kompensimin nga vepra penale, por që të nxjerrë urdhër dhe atë urdhër t’ia përcjellë komisionit për kompensimin e krimit”, u shpreh ajo.
Ndër tjera, avokatja Kika shtoi se aktualisht janë të kënaqur me prokuroren e rastit, mirëpo ajo ka kërkuar që prokuroria të bashkëpunojë më shumë në lidhje me procedurat që janë zhvilluar më herët.
“Dje, pas disa kërkesave që i kemi dorëzuar në prokurori jemi njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur një kërkesë tjetër ndaj personit me inicialet S.O. për dhunimin e Kujtimit në janar të vitit 2019. Kjo aktakuzë do të trajtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur”, theksoi ajo.
Kujtim Veseli dyshohet të jetë dhunuar seksualisht dhe pastaj u gjet i vdekur në Fushë Kosovë. 11-vjeçari është gjetur i vdekur më 11 korrik të vitit të kaluar në lagjen “Xhemail Mustafa”, në Fushë Kosovë./

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...

































