LDK: Dënojmë manipulimin dhe keqpërdorimin e diasporës nga Vetëvendosje
Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 14 January 2021
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se “është e shqetësuar nga akti i sotëm i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët krijuan faqe online për të manipuluar vullnetin politik të mërgatës sonë, madje duke u tentuar që atyre t’u marrin edhe mjete financiare nga llogaritë bankare”.
Përmes një komunikate për media, LDK thotë se prej vitesh Vetëvendosje ka nisur manipulimin dhe helmimin e diasporës, nëpërmes propagandës majtiste, gjoja se Kosova është një vend i paperspektivë në të cilin nuk jetohet.
“Kjo propagandë po ndikon në përçarje kombëtare dhe po dekurajon bashkatdhetarët tanë për të kontribuar për familjet dhe shtetin e tyre. Siç duket kësaj partie nuk i kanë mjaftuar instrumentet e deritanishme, por ka kaluar edhe në hapin tjetër, zhvatjen financiare të diasporës sonë nëpërmjet faqeve elektronike jo ligjore”.
“LDK u bën thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, të cilat bien ndesh me ligjin dhe ushqejnë propagandën politike. Lidhja Demokratike ju bën thirrje organeve të drejtësisë, që të bashkëpunojnë me homologët e tyre në Evropë, për të denoncuar, ndaluar dhe dënuar këta militantë politikë që po bëjnë keqpërdorimin e diasporës sonë”.
LDK kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë, shoqëria civile dhe mediat, që t’i evidentojnë këto shkelje dhe t’i adresojnë tek organet kompetente.
LDK i bën thirrje Vetëvendosjes që të sillet konform rregullave demokratike të organizimit të zgjedhjeve dhe të mos provojë ndryshimin e vullnetit të sovranit me mjete të paligjshme dhe praktika abuzive.
Të tjera
-
Presidenca kërkon që Policia të nis hetimet pas kërcënimeve ndaj Osmanit
Pas kërcënimeve që ka marrë u.d e presidentit, Vjosa Osmani përmes rrjetit so...
-
Matoshi: Kosova është zhytur në m*t
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, aktorja Adriana M...
-
Personat me COVID-19 nuk do të mund të votojnë në qendrat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë 200 ekipe mobile, të cilat do ...
-
132 raste aktive me COVID-19 në Malishevë
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në territorin e s...
-
Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, një ide shumë e rrezikshme
Përkundër pandemisë Covid-19, masave shtrënguese dhe krizës ekonomike, Ballka...
-
Përfaqësuesi ligjor i VV paralajmëron veprimin e radhës në qoftë se Supremja hedh poshtë ankesën
Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendim...
-
Kërcënimi ndaj Vjosa Osmanit, reagon burri i saj
Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e dety...
-
Haradinaj i jep lamtumirën e fundit Baba Mumin Lamës
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandida...
-
130 mijë persona nga diaspora aplikuan për të votuar
Shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke vazhduar me shq...
-
Ish-mësues i kimisë, presidenti i një shteti: Vaksinat po sjellin raste të reja me Covid-19
Presidenti i Tanzanisë, që dikur ka punuar si mësues i kimisë, John Magufuli,...
-
Vendimi i PZAP-së, VV e AAK dorëzojnë ankesa në Gjykatën Supreme
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar sot a...
-
IKSHPK: Këtë muaj raportohet numër më i madh i vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji ë...