Lajme

​Lajçak takohet edhe me Veselin

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 14 October 2020

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka arritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ku është pritur nga kryetari Kadri Veseli.

Në PDK, diplomati sllovak vjen pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajçak ditën e ka nisur me takimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Çështja kryesore për te cilën emisarin BE-së do të flas me politikanët kosovar pritet të jetë tema e Asociacionit të Kominave me Shumicë Serbe.

Të tjera