Lajme

​Lajçak sot takohet me Thaçin dhe liderët e partive politike

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 14 October 2020

Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme ai u takua me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmanin.

Vizitat me krerët shtetërorë e partiakë, Lajçak pritet t’i vazhdojë edhe sot.

Lajçak sot do të takohet ndaras me presidentin, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, përfaqësuesit e minoriteteve, si dhe takim me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhajn.

Agjenda e emisarit evropian për dialogun Miroslav Lajçak:takim me presidentin Hashim Thaçi (Presidencë, ora 09:35)

takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti (LVV, ora 10:40)

takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli (PDK, ora 11:40)

takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj (AAK, ora 13:45)

takim me Peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije (Ora 15:40)

takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj (NISMA, ora 16:20)

takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli (AKR, ora 17:00)

takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq (Ora 17:40)

takim me përfaqësuesit e minoriteteve joserbe (Ora 18:20)

takim me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj (Grupi Parlamentar i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ora 19:00

Të tjera