Lajme

​Kuvendi nesër debaton mbi gjendjen me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 16 November 2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë nesër debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 nga ana Qeverisë.

Debati mbi gjendjen me koronavirus mbahet në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve me sëmundjen infektive, si pasojë e së cilës nga e premtja e kaluar janë ndërmarrë masa të reja rigoroze që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e gastronomisë.

Vendi ynë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 688 raste pozitive, 11 viktima dhe 236 të shëruar, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 11.431 dhe janë gjithsej 833 viktima që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.

Të tjera