Kuvendi me performancë të dobët, vetëm 10 për qind të ligjeve të miratuara
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 21 November 2021
Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës vazhdon të ketë performancë të dobët në përmbushje të agjendës legjislative. Megjithëse pak ditë na ndajnë nga muaji i fundit i vitit, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar vetëm 10 për qind të ligjeve në tërësi.
Mungesa e funksionalitetit të Kuvendit, sidomos në sesionin vjeshtor ku partitë u fokusuan në zgjedhjet lokale, po konsiderohet nga shoqëria civile si ndër arsyet e kësaj neglizhence. Nga opozita përgjegjësinë kryesore për performancën e dobët ia bartin mazhorancës, ndërsa në partinë në pushtet premtojnë një dinamikë të shtuar në ditët në vazhdim.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se deputetët muajt e fundit më shume i kanë kushtuar rëndësi pjesëmarrjes në fushata zgjedhore se punës parlamentare.
Ai thotë se Kuvendi të paktën deri në fund të vitit duhet të përmbush 30 për qind të agjendës legjislative prej mbi 190 projektligjesh.
“Në bazë të monitorimit tonë sistematik mund të themi se si Qeveria ashtu edhe Kuvendi fatkeqësisht gjatë këtij viti nuk kanë arritur pothuajse as për së afërmi për ta përmbushur agjendën legjislative”.
“Nëse Kuvendi i Kosovës deri në fund të vitit nuk do arrin të përmbush as 30% të agjendës legjislative mund të themi se ka qenë një ndër vitet e dështuara sikurse kanë qenë edhe vitet e kaluara kur Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të përmbush obligimet ose së paku agjendën legjislative që ka përcaktuar qeveria”, deklaron ai.
Duke arsyetuar punën e opozitës në Kuvend, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se përgjegjësia kryesore për numrin e ulët të ligjeve të miratuara i takon Lëvizjes Vetëvendosje si partia në pushtet.
“Është e pamundur të realizohen objektivat e qeverisë, mendoj se nuk do të përmbushet agjenda (legjislative) nëse e marrim dy leximet, me kohën që kanë mbetur duke marr parasysh që hyjmë në muajin dhjetor në kohë festash. Mendoj që Kuvendi i Kosovës do i kaloj rreth 30% ligjet që realisht nga strategjia e Qeverisë. Mendoj që është neglizhencë e Qeverisë edhe neglizhencë e mazhorancës e cila duhet me qenë më vigjilente në këtë drejtim, opozita ka dhënë kontributin e vetë shumë nga ligjet që kanë kaluar ku ka qenë marrëveshje ndërkombëtar dhe janë dashur 2/3 e votave që janë votuar”, thotë ai.
Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, e pranon se zgjedhjet lokale kanë ndikuar efikasitetin e punës së Kuvendit, por shton se në ditët në vijim do të ketë dinamik të shtuar të trajtimit dhe miratimit të projektligjeve.
Ai thotë se edhe pamundësia për të thirr seancë plenare në katër javët e fundit ka qenë për shkak të sabotimit të Listës Serbe në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
“Mos mbajtja e seancave ose dështimi për të thirrur seancat në dy javët e fundit ndërlidhet kryesisht me faktin se kryesia e Kuvendit nuk ka pasur kuorum për të miratuar apo për të përgatitur rendin e ditës për seancë apo për të marr vendimin për të thirrur seancën, unë mendoj se kjo është eliminuar nga zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e grupit parlamentar të PDK-së sepse siç e dimë Lista Serbe e kishte sabotuar do të thoja ose bllokuar mbledhjen e kryesisë”, tha ai për KP.
Por, për sa i përket mazhorancës kuorumit nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje të seancës ose mos mbajtje të seancës për shkak të mungesës së kuorumit”, thotë ai.
Pas më shumë se 1 muaji, Kuvendi gjatë kësaj jave mbajti seancë pleanre, për gjatë dy ditëve u miratuan një sërë projektligjesh në lexim të parë. E njëjta seancë pritet te vazhdojë edhe gjatë të hënës së javës së ardhshme.
Të tjera
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...