Lajme

​Kurti tregon nëse gazetarët do të përfshihen në pakon emergjente

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 10 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe ministren e Pushtetit Lokal, ka vizituar komunën e Ferizajt, për t’u njohur me veprimet e ndërmarra, si dhe nevojat e komunës për menaxhimin e situatës me covid-19.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se masat duhet të vazhdohen në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë që lakorja e përhapjes së virusit të bie.

I pyetur se pse nuk janë përfshirë edhe gazetarët dhe fotoreporterët në pakon emergjente fiskale, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se pakoja emergjente është ciklike.

“Pakoja emergjente është ciklike. Pajtohem që duhet ta adresojmë në këtë çështje, në mënyrë që të shohim se edhe ata që nuk i kemi përfshirë, të përfshihen, si pastruesit, shoferët dhe gazetarët”, tha ai, shkruan Gazeta inFokus.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë distancë dhe të respektojnë masat e marra nga niveli qendror dhe lokal.

 

Të tjera