Lajme

​Kurti të udhëtojë për të siguruar vaksinat e jo të qëndrojë në Lezhë e Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 26 April 2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj në debatin parlamentar për situatën me pandeminë, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të duhej të udhëtonte për të siguruar vaksinat anti-covid në vend që të qëndrojë për fushatë zgjedhore në Shqipëri. Ai ka thënë se PDK kërkon që Kurti mos të largohet nga përgjegjësitë që i takojnë në kohën kur qytetarët e Kosovës po humbin jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas tij, qeveria Kurti i ka braktisur qytetarët në luftën kundër pandemisë me Covid-19.

“As nuk po duan, as nuk po dinë, as nuk po provojnë të mësojnë, së paku sot deputetet e Kuvendit dhe qytetarët do të duhej të informoheshin se nëse ka dështuar të sigurojnë vaksinat, kur i presim vaksinat, nëse kanë dështuar të sigurojnë vaksinat është mirë me na tregu kur i përmbyllin negociatat, me kënd kanë folë, kënd e kanë thirrë në telefon, cilin vend do ta vizitojnë më mirë sesa të rrinë në Lezhë, Gjirokastër e Tiranë, do të duhej të ishin në Bruksel në Berlin e Paris që të sillën vaksinat në Kosovë dhe mos të bëjnë përpjekje që përmes uljes së numrit të testeve realisht ta ulin dhe ta ndërrojnë perceptimin dhe nuk po ndodh asgjë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka kritikuar Kurtin i cili ka votuar dje në Tiranë, duke thënë se veprime të tilla i ka ndërmarrë në kohën kur në Kosovë po vdesin pacientë si pasojë e infektimit më covid-19 dhe vetëm 1% e popullatës është vaksinuar, me vaksinat e ardhura donacion.

“Ne e kemi ftuar këtë debat, jo si situatë dobësie, por si situatë urgjence, që jo qeveria të reflekton por të vepron tash, ‘now, menjëherë dhe të di cili është plani i saj për ta vaksinuar popullatën. Ne e kemi ftuar këtë debat që t’i themi qeverisë dhe zotit Kurti, i cili nuk është këtu që mos të dorëzohet nga përgjegjësia që ka, që të merr përgjegjësitë që i ka ose që të heq dorë prej përgjegjësive që ka, përndryshe është duke e marrë popullin në qafë”, ka thënë Hoxhaj.

Debati i sotëm parlamentar mbi situatën e krijuar nga pandemia me Copvid-19, po mbahet me kërkesë të grupit parlamentar të PDK-së.

Të tjera