Kurti javën e ardhshme në samitin në Slloveni, i gatshëm për të nënshkruar dy marrëveshje
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 03 October 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e ardhshme do të marrë pjesë në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Slloveni.
Megjithëse në samitin e fundit në Berlin nuk u arrit asnjë marrëveshje, kësaj radhe edhe pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në rajon, do të tentohet sërish të nënshkruhet dakordimi i gjashtë shteteve rajonale për lëvizjen e lirë me ID karta dhe njohjen e diplomave.
Nga Qeveria e Kosovës thonë se në samitin e 6 tetorit do të mbështesin bashkëpunimin rajonal vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa opozita dhe shoqëria civile kërkojnë përfaqësim të barabartë të Kosovës në nismat rajonale.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se ekzekutivi veçse ka shprehur gatishmërinë për arritjen e dy marrëveshjeve, por gjithmonë mbi bazën e trajtimit të barabartë në mes vendeve nënshkruese.
“Në mbështesim bashkëpunim rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Tashmë kemi shprehur gatishmërinë tonë për arritjen e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me ID karta dhe njohjen e diplomave, por gjithmonë mbi bazën e trajtimit të barabartë në mes vendeve nënshkruese dhe qytetarëve të saj”, thotë ai në një përgjigje me shkrim për KP.
Iniciativat rajonale i përkrahin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por deputetja Time Kadrijaj thotë se duhet të ketë përfaqësim të barabartë ndërmjet gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ajo kërkon nga Qeveria që në gjitha këto nisma të theksohet padrejtësia që po i bëhet Kosovës me mungesën e liberalizimit të vizave.
“Ne si AAK nuk i kemi kundërshtuar asnjëherë nëse janë fonde që janë në përkrahje të ekonomisë së Kosovës. E keni pa se edhe tash si opozitë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, ne si Aleancë jemi zotuar se do t’i përkrahim me votë në Kuvendin e Kosovës. Ajo çfarë duhet të kërkohet në këto nisma dhe çdo takim në Bruksel është që Kosova të trajtohet si vend i barabartë me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thotë ajo.
Më skeptik për arritjen e ndonjë marrëveshje në këtë samit është profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, i cili thotë se bashkëpunimi rajonal po mbetet peng i dialogut Kosovë-Serbi.
“Nuk besoj se do të ketë ndonjë arritje të madhe, mund të ketë një lëvizje të vogël, ide kreative të BE-së se si të pozicionohet Kosova. Por duke njohur tash mentalitetin e Qeverisë Kurti nuk besoj se do të pranojnë të nënshtrohen në çfarëdo varianti. Jam i bindur se nëse vazhdohet me këtë antagonizëm të të gjithë palëve, marrëveshjet mund të dështojnë.”
“Bashkëpunimi rajonal në të ardhmen e afërt do të lidhet ngushtë me dialogun se çka do të prodhojë dialogu Kosovë-Serbi. Sa më shpejt që arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse i tërë rajoni do të konsolidohet”, deklaron ai.
Pengesë e arritjes së ndonjë marrëveshje për bashkëpunim rajonal në samitet e kaluara ka qenë kundërshtimi i Serbisë në referimin e Kosovës si shtet.
Në këtë samit pritet të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të rajonit: Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, si edhe përfaqësuesit e institucioneve më të larta në Bashkimin Evropian./
Të tjera
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...