Lajme

​KRU Prishtina u bën thirrje konsumatorëve që mos ta shpenzojnë ujin pa nevojë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 23 June 2021

KRU Prishtina u ka bërë sot thirrje konsumatorëve të saj që të mos shpenzojnë pa nevojë ujin e pijshëm në kohën kur kërkesat janë rritur si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë.

“Kërkesa për ujë të pijshëm sot ka filluar të rritet jashtëzakonisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil.
Shpenzoni racionalisht ujin, që mos të kenë problem pikat e larta të furnizimit. Faleminderit për mirëkuptim” thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Kosova ditëve të fundit është përfshirë nga moti i nxehtë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga Afrika Veriore.

Të tjera