Lajme

​Krasniqi i ofron përkrahje gastronomëve në kërkesat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 21 September 2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të msaave.

Ministri i Tregtisë ka bërë me dije se gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.

“Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

-Advertisement-

Postimi i plotë i ministrit Krasniqi:

Kam pritur edhe sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët kemi diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.

Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera