Sport

​Kërkesa e “Dardanëve” për hapje totale të stadiumit, kjo është përgjigjja nga MKRS-ja

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 11 October 2021

Kombëtarja e Kosovës nesër nga ora 20:45 do të ballafaqohet me Gjeorgjinë në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Dy ditë më parë kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” iu bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj për Kulturë, Rini dhe Sport që të bëjnë hapjen e stadiumit “Fadil Vokrri” në 100 përqind të kapacitetit me arsyetimin se kjo është ndeshja e fundit për Kosovën si vendas në këtë vit kalendarik. Për më tepër ai kishte përmendur faktin se tashmë numri i rasteve me Covid-19 është zvogëluar dhe se janë të gatshëm t’i respektojnë të gjitha masat.

Por, kërkesa e “Dardanëve” nuk do të plotësohet sepse do të lejohet shfrytëzimi i vetëm 30 përqind të stadiumit edhe në përballjen me Gjeorgjinë.

KosovaPress ka kontaktuar me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani, e cila në një përgjigje me shkrim ka thënë se ndeshja do të zhvillohet sipas masave që janë aktualisht në fuqi dhe se që në hyrje të atyre do t’iu kërkohet dëshmia e vaksinimit ose testit negativ.

“Ndeshja do të zhvillohet sipas masave aktuale, do të thotë 30 përqind e kapacitetit të stadiumit. Në hyrje shikuesve do t’iu kërkohen dëshmitë e vaksinimit ise testit negativ”, ka thënë Osmani për KosovaPress.

Ajo po ashtu u ka bërë thirrje tifozëve që t’i ruajnë biletat sepse pas ndeshje do t’iu nevojiten si dëshmi për të lëvizur edhe pas orës policore.

Të tjera