Rajoni dhe Bota

​Joe Biden: Plani ynë është të krijojmë miliona vende pune të paguara mirë

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 16 November 2020

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Joe Biden tha sot se ai dëshiron të krijojë tre milionë vende pune “të paguara mirë”, veçanërisht në fushat e teknologjisë, makinave elektrike dhe energjisë së gjelbër.

Përballë kufizimeve të reja që synojnë të frenojnë pandeminë COVID-19, Biden tha se ekonomia kishte nevojë për mbështetje të menjëhershme, transmeton KosovaPress.

“Plani ynë është të krijojmë miliona vende pune të paguara mirë në industrinë e prodhimit, industrinë e automobilave, prodhimin në përgjithësi, teknologjitë që na duhen në të ardhmen për të qenë konkurrues në botë. Ne do të blejmë produkte amerikane”, tha ai në një fjalim mbi ekonominë në Wilmington.

Ai konfirmoi se kompanitë e mëdha dhe amerikanët e pasur do të paguanin taksa të përshtatshme dhe se synon të vendosë një pagë minimale në orë prej 15 dollarësh.

Të tjera