Lajme

​Java e “ferrit” sirian

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 25 February 2018

Mbi 500 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, mes viktimave në Gotan lindore përfshihen 121 fëmijë.

Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetura nga forcat ruse po mësyjnë ashpër zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë. Mbi ta po hidhen edhe bomba fuçi. Observatori Sirian pretendon se 29 viktima ishin shënuar të shtunen, përfshirë 17 në qytetin kryesor të Doumas.

Sipas aktivistëve, shumë spitale kanë dalë jashtë funksionit.Qeveria siriane mohon shënjestrimin e civilëve, duke këmbëngulur se po përpiqet të çlirojë Gouten lindore nga terroristët. Gjendja e vështirë e civilëve në zonë ka alarmuar liderët botërore. Kushtet atje janë përshkruar si ‘ferri në tokë’ nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

-Advertisement-

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përpiqet të miratojë një rezolutë që do të mundësonte armëpushimin mbarëkombtar për të garantuar kalimin e ndihmave dhe evakuimet mjekësore. Votimi është shtyrë disa herë që prej së enjtes, pasi Rusia refuzon ta mbështesë projektrezolutën në gjendjen aktuale.Moska kërkon që armëpushimi të mos përfshijë grupe opozitare, që sipas saj po bashkëpunojnë me terroristët e Al Kaedes dhe Al Nusras.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera