Sport

​Ja cili është rekordi i ri i Mohamed Salah

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 18 November 2020

Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah pa dyshim që është një ndër sulmuesit më të mirë në Premier Ligë dhe në botën e futbollit, ku që nga transferimi i tij nga Roma te skuadra angleze në vitin 2017, ka arritur ta dëshmojë veten si lojtar kyç në skuadrën e Jurgen Klopp.

Salah deri tani ka zhvilluar 129 ndeshje në Premier Ligë, ku ka regjistruar gjithsej 83 gola dhe ka arritur të asistoj 33 herë, që në përgjithësi egjiptiani ka qenë i përfshirë në 116 gola për “Të Kuqtë”.

28-vjeçari tani ka thyer një rekord të ri në Premier Ligë, ku është bërë lojtari me përqindjen më të madhe të fitoreve në histori, brenda 100 paraqitjeve për klubin e tij në ligën angleze.

Ai gjendet në pozitën e parë, para legjendave si Ballack, Vidic e Makelele, me një përqindje të fitoreve prej 73.39%.

Më poshtë është e bashkangjitur lista e Top 5 lojtarëve me përqindjen më të latë të fitoreve brenda 100 ndeshjeve.

1.Mohamed Salah – Liverpool – 73.39%
2.Paulo Ferreira – Chelsea – 72.34%
3.Claude Makelele – Chelsea – 70.83%
4.Nemanja Vidic – Manchester United – 70.62%
5.Michael Ballack – Chelsea – 70.48%

Të tjera