Lajme

​Italia me 36.176 raste të reja të infeksionit

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 19 November 2020

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 36.176 raste të reja të infeksionit me koronavirus, rreth dy mijë më shumë se një ditë më parë.

653 njerëz vdiqën, saktësisht njëqind më pak se një ditë më parë ose gjithsej 47.870.

Aktualisht, 761.671 njerëz janë të infektuar. Janë 3.712 persona në njësitë e kujdesit intensiv dhe 33.610 në pavijone të tjera.

Të tjera