Lajme

​Ismet Beqiri e quan të mirë marrëveshjen e Uashingtonit

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 14 September 2020

Nënkryetari i LDK-së Ismet Beqiri e ka quajtur të mirë marrëveshjen për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, duke thënë se do të ishte gabim që t’i thuhet jo kësaj marrëveshjeje duke pasur parasysh se ajo është iniciuar nga SHBA-ja.

Ai në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se Qeveria Hoti dhe LDK-ja konsiderojnë se është bërë një marrëveshje e mirë dhe se janë marrë disa zotime dhe obligime që duhet implementuar në të ardhmen.

“Do të ishte absurde dhe e pakuptueshme që të diskreditohet një marrëveshje dhe do të ishte gabim t’i thuhej ‘jo’ në Kuvend”, është shprehur Beqiri.

Duke folur rreth liqenit të Ujmanit, fizibiliteti i të cilit do të kryhet nga amerikanët sipas marrëveshjes së 4 shtatorit, Ismet Beqiri tha se votën e tij nuk do ta jep asnjëherë për shkëmbim territoresh.

Të tjera