Lajme

​Ish-punëtorët e “IMN Kosova” paralajmërojnë protesta radikale

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 12 September 2018

sh-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të bllokave “IMN Kosova” kanë protestuar gjatë ditës së sotme para komunës së Prishtinës, ku kanë kërkuar kompensimin e 20 përqindëshit që thonë se u është premtuar pas privatizimit të ndërmarrjes.

Disa nga ish punëtorët kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të komunës, pasi sipas tyre aty nuk ishte kryetari Shpend Ahmeti.

Pas takimit Gjyle Rashiti përfaqësues e punëtorëve tha se nga zyrtarët komunalë u është thënë që AKP duhet të bëjë marrëveshje me komunën dhe pastaj do të ndodh pagesa prej 20 përqind për të gjithë punëtorët.

-Advertisement-

Rashiti bëri të qartë se nëse nuk do të ketë marrëveshje në mes të këtyre dy institucioneve për pagesën e tyre, atëherë do të organizojnë protesta, por këtë herë sipas saj protesta nuk do të jetë e qetë.

Për 39 vjet në ndërmarrjen “IMN Kosova” kishte punuar Kimete Spanca, por e cila në vitin 2014 është larguar nga puna. E sot së bashku me ish punëtorë tjerë ajo thotë se po kërkon një të drejt që iu takon. Edhe Spanca, potencon se nëse nuk ndërmirret diçka brenda muajit, përsëri do të dalin në protesta.

Protestuesit kanë bërë të ditur se janë 250 ish punëtorë të kësaj kompanie të cilëve u takon 20 përqindëshi. Ish punëtorët e “IMN Kosova” në qershor të këtij vitit kanë protestuar para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa edhe në prill kishin protestuar para komunës së Prishtinës me kërkesën e njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera