Lajme

​Hykmete Bajrami me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 17 November 2020

Pas Vjosa Osmanit edhe ministrja e Financave nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami është prekur nga sëmundja infektuese COVID-19.

Në një postim në Facebook, ministrja Bajrami ka bërë të ditur se sot është testuar për COVID-19 dhe ka dalë pozitive.

“Për dy javë, do të jem në vetizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja”, shkruan Bajrami.

Sot gjatë ditës Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit të vendit ka bërë të ditur se është prekur nga koronavirusi.

Të tjera